Kosova u mposht nga Anglia në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e së dielës e zhvilluar në Prishtinë nuk ishte në lartësinë e duhur, me Dardanët që pësuan katër gola. Një gjë të tillë duket sikur e ka parashikuar edhe trajneri i Kosovës. Bernard Challandes, në konferencën përpara takimit me “Tre luanët” ka folur me superlative duke vënë në pah cilësitë offensive të kundërshtarit.
Në videon më poshtë shihet trajneri zviceran I Kosovës duke dhuruar “spektakël” për gazetarët e pranishëm, me mënyrën e tij të artikulimit. “7-0, 6-0, 5-0, 5-0, 5-0…e pabesueshme. Për ne është një sfidë që duhet shijuar, por si trajner duhet të ndihem I frikësuar”. Bernard Challandes njihet për “shpërthimet” e tij në media, duke treguar karizëm dhe passion për lojën, aqsa ka përfunduar edhe në mediat angleze.