Tottenham ka arritur të fitoi 4-0 edhe në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Wolfsberger. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka shënuar një poker golash duke e kthyer si një seancë stërvitore, sfidën e 1/16 të Europa League.
Siparin ne golave e hapi Dele Alli me një perlë që në minutën e 11-të, ndërsa në fraksionin e dytë, Carlos Vinicius shënoi dopietë, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Gareth Bale. Më këtë fitore, Tottenham kualifikohet për në fazën e 1/8 të Europa League e tashmë është në pritje të shortit për të mësuar kundërshtarin e radhës.