Franca humbi dje 2-0 në transfertë me Danimarkën, për ndeshjet e Nations League. Dueli për Gjelat u duk si miqësor, me lojtarët që në fushë nuk kanë treguar asgjë, teksa mbyllin grupin në vendin e tretë.
Sesa pa impenjim ishte skuadra e Deschamps u duk edhe nga gjuajtja e yllit të ekipit, Mbappe. Sulmuesi i PSG tentoi të godiste portën nga jashtë zone, me këmbët që nuk iu përgjigjën si duhet.
Sfera përfundoi te tifozët, me këta të fundit që në rrjetet sociale nuk kanë ngurruar të tallen. “Topi doli jashtë stadiumit” apo “edhe ne e gjuanim më mirë”, janë disa nga komentet.