Të dielën, në orën 16:00 në “Selman Stermasi” do të luhet ndeshja më e madhe që prodhon futbolli shqiptar.
Bardheblutë, me anë të një postimi në faqen zyrtare “Facebook”, kanë shpërndarë një video emocionuese për tifozët bardheblu, për ta mbështetur sa më shumë skuadrën e tyre.
Në fakt, ky është një spot, pjesë e të cilit është një vajzë që mban veshur fanellën e Tiranës dhe që vjen për herë të parë në këtë mënyrë nga 24 herë kampionët e vendit.
Deri më tani, Tirana renditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, me 10 pikë në 6 ndeshje të luajtura, kurse Partizani numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e 6-të.
“Intensitet, përqendrim. Nuk ka kohë të duhur, apo të gabuar, të përgatitesh mendërisht për sukses. Tirona, jo thjesht një emër. Tirona, histori lavdie pa mbarim. Bardheblu janë ngjyrat tona. Fanellë emblematike, 99 vite me parë filluam të luanim me topa lecke. Nuk e dinim sa larg do arrinim. Kur morëm shijen e fitores së parë, u bëmë të pandalshëm. Historia vazhdon. Kishte djersë, lot, gëzim, edhe mundime. Trofetë sa vijnë dhe shtohen. Shkruam historinë e futbollit shqiptar. U kthyem në legjenda. Ne jemi Tirona”.