Ditën e nesërme do të luhet sfida e parë e javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Kjo javë do të hapet me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana në orën 19:00 në stadiumin e ri. Kjo ndeshje do të jetë e para që do luhet në “Air Albania”, dhe pritet të jetë një spektakël më vete duke parë dhe atmosferën që mund të krijohet nga dy tifozeritë.
Në këtë ndeshje nuk do të mungojnë as tifozët bardhblu dhe “Tirona Fanatics”, do të jenë të pranishëm në stadium. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, tifo-grupi bardheblu jep edhe detajet e fundit për ndeshjen e nesërme. Ashtu si në çdo derbi, është në atë që do të luhet nesër, tifozët e të dyja skuadrave nisen drejt stadiumit së bashku duke dhuruar spektakël edhe në rrugët e kryeqytetit.
Postimi i Tirona Fantincs:
Nesër, në orën 15:00 nga qëndra e Kryeqytetit, nisemi te gjithe bashkë drejt stadiumit…
TF fton të gjjthë bardheblutë ti bashkohen kortezhit, për spektaklin e rradhës.
Nesër ne 15:00, për Tironën, për Kryeqytetin.