Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin që lamë pas. Bardheblutë ngritën trofeun të mërkurën, në duelin e fundit të sezonit ndaj Bylis. Klubi kryeqytetas ka publikuar një përmbledhje emocionuese nga festa, teksa bie në sy se megjithëse nuk u lejuan rreth stadiumit, fansat bardheblu kanë vijuar me festën në rrugët e Tiranës.
Kampion! Kjo është fjala që më së shumti bie në sy, pasi edhe dekori I Air Albania Stadium ishte I tillë. Pamjet me dron dhe festa në fushë janë vërtet emocionuese, me Tiranën që gëzoi tifozët e vet pas 11 vitesh pritje. Sot në 20:00 Tirana ka mundësi që të sigurojë trofeun e dytë, pasi luan finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.