Në ndeshjen miqësore të Tiranës kundër Renovës më shumë se rezultatit tifozët bardheblu mund t’i gëzohen faktit që Gentian Muça një benjamin i tyre është kthyer me gol. Kujtojmë se ai vjen nga një periudhë e vështirë në jetën e tij ku ka mposhtur një sëmundjë të rrezikshme. Sot qëndërmbrojtësi ka shënuar nga pika e bardhë duke i dhënë ndoshta dhe nja mesazh drejtuesve të klubit të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi.
Ai duket shumë i gatshëm të mbrijë ngjyrat e skuadrës së tij të zemrës por edhe te jetë efektiv në shënimin e golave siç ka bërë ditën e sotme. Nga sot e në vazhdim trajneri, Mema ndoshta do ta shikojë më sy tjetër Muçën pasi siç e duimë sezonin e kaluar “thembra e tyre e Akilit” ishte që nuk kishin një goditës të mirë të penalltive.