Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj u shpall dje kampione, pasi mundi Teutën në finalen e pestë, Teutën.
Bardheblutë fituan me një rezultat të përgjithshëm 3-2 ndaj durrsakëve.
Në fund të takimit pati dhe një surprizë për basketbollistin e Tiranës, Erkand Karaj. Bashkëshortja e lojtarit, e cila është shtatëzanë i ka treguar gjininë e fëmijës Erkandit, i cili është përlotur kur mori vesh që do bëhej baba i një djali.
Në këtë moment kanë duartrokitur dhe tifozët e shumtë që ishin në pallatin e sportit.