Portugalia ka mundur me rezultatin e thellë 6-0 Lituaninë, në ndeshjen e djeshme të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Luzitanët nuk kanë arritur ende të kualifikohen, teksa ndeshja e radhës ndaj Luksemburgut do të jetë vendimtare.
Në fitoren e mbrëmjes së kaluar, Kristiano Ronaldo ka shënuar tre gola; duke treguar formën e tij të mirë. Në këtë ndeshje, një tifoz i thekur pas CR7 ka hyrë në fushë duke kërkuar të takojë idhullin e tij. Kjo gjë ka ndodhur, me Ronaldon që ka pranuar të bëjë një “selfie” me të, duke i dhuruar edhe një përqafim.