Dje, Partizani luajti kundër Sherif Tiraspolit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Miqtë arritën të fitonin minimalisht 0-1, ndërsa në radhët e tyre ishte edhe Liridon Latifi që e nisi si titullar. Ish-mesfushori i Skënderbeut ishte në qendër të vëmendjes nga tifozët e kuq të cilët e “masakruan” duke e sharë për gjatë gjithë 47 minutave që ai ishte në fushë.
Por, kjo s’ia lëkundi aspak karakterin e qetë që ka. Madje në momentin e ndërrimit, kur sapo kishte filluar pjesa e dytë, Neësport.al ka siguruar një video kur ish-futbollisti i korçarëve del nga fusha nën korin e të sharave, ndërsa ai u kthehet duke i duartrokitur. Sigurisht një ironi e mesfushorit kjo për mbështetësit e kuq që përgjatë gjithë lojës kapeshin me emrin e tij.