Skuadra e Teutës është duke zhvilluar fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë për sezonin e ardhshëm. Trajneri i portierëve Bledian Rizvani, duket se po e përgatit “katërkëndëshin” në një mënyrë shumë të mirë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet “shtrydhja” e gardianëve.
Kujtojmë që ditën e nesërme Teuta do të ketë një ndeshje përballë skuadërs së Skënderbeut. Dueli miqësor zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo sfidë do të hetë shumë interesante, sepse Bledi Shkëmbi do të drejtojë ekipin kundër ish-skuadrës së tij, me të cilën kampionate rekordesh në Superiore.