Teuta 2-4 Laçi
Abissnet Superiore / Java e 17-të
Një ndeshje më të vërtetë emocionuese ka qënë ajo mes Teutës dhe Laçit, teksa kjo sfidë e javës së 17-të përfundoi 2-4. Të parët që shënuan ishin durrsakët me anë të Aleksit, futbollist ky që realizoi një gol të bukur nga distanca. Barazimi do vinte brenda fraksionit, teksa në limite, atëherë kur pritej vërshëllima e kryesorit Bastari, Deliu bën gjithçka mirë.
Kurbinasit do fitonin një penallti në minutën e 65-të, pas një kontakti në zonë mes Kotobellit dhe Zarubicës. Arbitri merr disa minuta kohë për ta parë në VAR dhe e shikon të arsyeshme ta akordojë. Guindo merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe “tund rrjetën”. Po Guindo do tregonte klasin e tij në të 73-tën, pasi do shënonte sërish.
Ekipi i Martinit nuk dorëzohet dhe zgjohet në fund. Ishte pikërisht i rikthyeri Rubin Hebaj që në të 82-tën, çon topin pas shpinës së portierit kundërshtar. “Djemtë e detit” do kishin raste pafund deri në fund, por pa konkretizim. Në fund, Deliu si më i miri i takimit, vjen me një perlë.
Laçi shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë, duke u futur kështu seriozisht në garën për titullin. Teuta vijon të jetë e zhytur në krizë, pasi është e gjashta me 18 pikë.
Vendi: Rrogozhinë
Arbitër: Erjon Bastari
Formacionet zyrtare:
Teuta (4-2-3-1): Qirko, Todorovski, Qaqi, Kotobelli, Idrizaj, Acquah, Aleksi, E.Vila, Plaku, L.Vila, Hebaj
Trajner: Edi Martini
Laçi (4-3-3): Dajsinani, Velija, Velkoski, Turkaj, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Guindo,
Mazrekaj Trajner: Mirel Josa
Minutë pas minute:
96- Kryesori i jep fund takimit.
95- GOLL. Deliu mbyll llogaritë me një eurogol.
80- GOLL. Rubin Hebaj ngushton shifrat për Teutën. Ka akoma kohë, teksa tashmë rihapet takimi.
72- GOLL. Sërish Guindo. Sulmuesi provon me kokë dhe vetëm rrjeta ishte fundi i atij topi.
66- GOLLL. Guindo realizon me penallti. Laçi rikthehet në avantazh.
65- Kontakt Kotobelli-Zarubica në zonë. Kryesori akordon penallti për Laçin, pasi e pa disa minuta me VAR.
57- Faull i shakktuar nga Lushkja. Topi i takon Teutës.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
45- GOLL. Deliu barazon shifrat në fundin e fraksionit. Ai gjuan saktë, duke çuar topin pas shpinës së portierit.
33- Teuta qëndron e mbyllur prapa, duke mos lënë shumë hapësira.
28- Fantastik Mazrekaj me driblimet e tij, por aksioni nuk mbyllet me sukses. Minuta të mira për kurbinasit, që kërkojnë të reagojnë.
22- GOLL. Albano Aleksi realizon për Teutën, me një perlë nga distanca. Ky është goli i dytë sezonal për të.
15- Mazrekaj provon nga larg, por pa rezultat.
13- Lushkja merr një top të mirë nga Mazrekaj, por gjuajtja e tij ndalet nga Qirko.
1- Nis ndeshja.