Teuta do të ndeshet ditën e nesërme me Kastriotin në “Niko Dovana” në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superligës. Durrsakët vijnë në këtë përballje pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Partizanit, e me këtë rast ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të kërkojë rekuperimin.
Për këtë bregdetarët kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve e të gjithë qytetit të Durrësit. Nëpërmjet një videoje të shkurtër promorcionale për ndeshjen të postuar në Facebook, Teuta kërkon të motivojë mbështetësit e saj për të qenë të pranishëm në stadium e për të mbështetur skuadrën.