Teuta u mposht sot në shtëpi kundër Flamurtarit me rezultatin 1-2.
Një fraksion i parë loje i luftuar nga të dyja skuadrat, megjithatë të besuarit e Duros arrijnë të konkretizojnë saktë dy rastet e pastra për shënim. Vendosin 2 golat e Bushiç në minutën e 3-të dhe të 37-të të 45 minutave të para.
Me fillimin e pjesës së dytë, do të jenë sërish kuqezinjtë që i bëjnë presion durrsakëve për të gjetur edhe golin e tretë. Loja “luftohet” nga të dy kampet dhe në fund Teuta arrin të gjejë golin e parë pas një 11 metërshi në minutën e 76-të i cili u humb fillimisht, e më pas Hila e ka dërguar në rrjetë.
Teuta zbret tashmë në vendin e tretë në klasifikm dhe merr humbjen e parë në kampionat.