Covid-19 ka paralizuar botën, ndërsa sporti nuk mund të kishte fat më të mirë. Vetëm në Bjellorusi, kampionat ku luajnë Azdren Llulaku dhe Elis Bakaj, ndeshjet vijojnë. Dje, në fitoren 0-2 që ekipi i Llullakut mori në transfertë, ndodhi një episod që shkaktoi të qeshura në stadium.
Teksa rezultati vijonte të ishte 0-1, Shakhtyor Soligorsk mori një 11 metërsh që u mor përsipër nga Kendysh. Nga pika e bardhë, shoku i skuadrës së Llullakut u tregua i pasaktë me “Panenka” duke e nxjerrë topin jashtë. Kjo penallti e humbur nuk ndikoi në rezultatin final, pasi miqtë triumfuan 0-2, ku ish-lojtari i Kombëtares dhuroi një assist.