Partizani fitoi ditën e djeshme finalen e Superkupës ndaj Kukësit me rezultatin 4-2. Një takim që nuk kishte shumë tifozë të pranishëm duke parë edhe që ndeshje luhej në Elbasan. Në këtë ndeshje nuk mund të mungonin as familjarët e futbollistëve që ndodheshin në shkallët e “Elbasan Arenës”, për të ndjekur nga afër lojtarët në fushën e lojës.
Një ndër to ishin edhe familja e mesfushorit të Partizanit, Bruno Telushi. Në fundin e ndeshjes, djali i tij i vogël, shkon poshtë tifozerisë “Ultras Guerrils”, ku nuk mungojnë as ovacionet për të dhe për pak minuta bën dhe ”ultras kapon” e tifozëve në shoqërinë e njërit prej tyre.