Laçi-Partizani ishte një nga ndeshjet e sotme të çerekfinales së Kupës. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola pas 120 minutash lojë dhe nga penalltitë, Laçi u tregua i saktë duke siguruar kështu kualifikimin.
Në këtë ndeshje nuk munguan as polemikat pasi të kuqtë pretendojnë për të paktë 3 penallti të mohuara nga gjyqtari Kridens Meta. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Partizani ka publikuar 3 rastet e diskutueshme me Çinarin që nuk u akorduan penallti nga arbitri Kridens Meta.
“Gjykimi i kryesorit Kridens Meta sot në takimin Laçi – Partizani”, shkruan klubi i kuq duke publikuar edhe videon me rastet.