Ditën e sotme është zhvilluar një ndeshje shumë interesante në Ligën e Parë të Kosovës. Vushtrria ka pritur në shtëpi Vëllazënimin. Ky takim ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 1-0 për vendasit. Goli i fitores është shënuar nga Ilir Izmaku, duke e shpallur këtu skuadrën edhe kampione të dimrit.
Mirëpo ajo që bie në sy, sikurse shihen edhe nga pamjet e mëposhtme, shkallët e stadiumit janë të stërmbushur, duke marrë parasysh këtu që ky është një takim i Ligës së Parë, e ndërsa nëse bëjmë një krahasim me Superligën tonë, ku edhe për ndeshje derbi nuk shiten të gjithë biletat.