Në Francë është mbyllur viti futbollistik për 2019, ashtu si dhe në shumicën e kampionateve europiane. Teksa të gjithë janë duke shijuar festat e fundvitit, klubet tentojnë të mbajnë të angazhuar fansat në faqet e tyre zyrtare, të cilët gjithashtu presin dhe më të rejat nga merkato.
Klubi parisien sëfundmi ka publikuar në faqen zyrtare një video përmbledhëse të golave më të bukur për vitin 2019. Gola të shënuar nga yje të PSG si Neymar, Mbappe apo Cavani-Icardi janë vërtetë mbreslënës, duke ia bërë më të vështirë zgjedhjen tifozëve. Më poshtë mund të shihni të gjithë golat në videon përmbledhëse.