Inter-Lazio është kryendeshja e mesjavës në Seria A. Të besuarit e Conte kanë bërë paraqitje të mira në Seria A dhe e kanë shpallur veten e tyre pretendent për fitimin e titullit kampion. Në San Siro është duke u luajtur ndeshja me Lazio dhe të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë zikaltërit.
Në minutën e 22 pas një krose nga krahu i majtë D’Ambrossio ka mposhtur Strakoshën me kokë dhe ka realizuar golin e avantazhit për Interin.