Atalanta ia ka dalë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Sassuolos. 4 kanë qënë golat e shënuar nga zikaltërit, ku sipari u hap nga Gjimshiti në minutën e 16-të. Zapata ka realizuar tre herë (31′, 37, 66′), me sulmuesin që duket në super formë. Sassuolo realizon golin e nderit në minutën e 90’të, e kështu mbyllet 4-1.
Tani Championsi është afër, por akoma nuk është siguruar automatikisht. Ndeshja e radhës është ajo mes Atalantës dhe Lazio, takim ky mjaft delikat.