Në një ndeshje të Ligës Rajonale të futbollit në Gjermani, sulmuesi shqiptar i Greuther Furth 2, Ilir Azemi, ka arritur që të shënojë gol, i cili tashmë po bën jehonë në mediat gjermane dhe jo vetëm.
Nga afro 25-metër largësi, ai bën gjuajtje spektakolare dhe e dërgon sferën në rrjetë. Javë pas jave ai po arrin të shënojë gola, ndërsa pritet që të aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen kundër Kroacisë.