Tirana 1 – 1 Skënderbeu ( Cale 80′ / Bregu 27′)
NDESHJA/ Është mbyllur 1-1 sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 22 të Kategorisë Superiore. Një gol i Bregut në minutën e 27 dhe ai i Cale në të 80, kanë sjellë emocione te të pranishmit në “Air Albania”. Bardheblutë kanë dominuar takimin por pa mundur të marrin pikët e plota. Trajneri i korçarëve, Daja ka ndalur rekordin e Egbo me shtatë fitore radhazi në kampionat.
Kategoria Superiore, java 22 – 17:00
Stadiumi: Air Albania, Tiranë
Arbitër: Kridens Meta
Formacionet:
Tirana: Lika, Doka, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Cale, Cobinah, Ngoo (Morina) Tr. Emmanuel Egbo
Skënderbeu: Koliçi, Imami, Pëllumbi, Pollozhani, Meksi, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu (Mensah), Pusi Tr. Ilir Daja
Komenti minutë pas minute:
90+5 Mbyllet 1-1 në Air Albania
90+3′ Gabim i Likës në portë, Hoxhallari shpëton portën
90′ Pesë minuta shtesë
87′ Mario Morina godet fluturimthi për Tiranën, pret Koliçi
80′ GOOL! Elton Cale barazon rezultatin
79′ Ngoo nuk ia del ta çojë topin në rrjetë, anglezi neutralizohet nga mbrojtja mike
75′ Edon Hasani humbet një shans të artë shënimi
71′ Pëllumbi bën të pamundurën, Skënderbeu pranë golit të dytë
69′ Osmani godet por pret Koliçi. Ndalet loja për pozicion jashtë loje
68′ Eni Imami merr karton të verdhë për Skënderbeun
64′ Edon Hasani hyn në fushë për bardheblutë. Shkodrani rikthehet pas dëmtimit
61′ Osmani nuk përfiton nga një top në zonë, mbrojtësi bardheblu shumë pranë golit. Në kundërkohë shtatëlarti
57′ Pusi i bën vend Blerim Krasniqit. Kavajasi rikthehet nga dëmtimi
54′ Ngoo nguron të godasë nga brenda zone
49′ Cale godet fluturimthi, braziliani nuk koordinohet saktë
48′ Skënderbeu ka mundësi me një goditje dënimi, topi prek murin mbrojtës
46′ Nis pjesa e dytë në “Air Albania”
45+1′ Mbyllet fraksioni i parë me avantazhin e Skënderbeut. Vendos një gol i Dejvi Bregut
45′ Një minutë shtesë në fundin e pjesës së parë
45′ Sërish Batha nuk ka koordinatat e duhura
42′ Idi Batha provon nga një goditje e lirë, topi përfundon jashtë
37′ Tirana gjen golin me Cale. Kridesn Meta akordon faull për prekje topit me dorë nga Ngoo. Mbetet 0-1
34′ Ngoo godet traun e portës, Tirana shtyn drej golit të barazimit
27′ GOOL! Dejvi Bregu kalon miqtë në avantazh pas një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Tiranës
25′ Bregu godet nga jashtë zone, Lika në pozicion. Rrezikon Skënderbeu
24′ I përhershmi Cale rrezikshëm në zonë, goditja përfundon jashtë. Dominon Tirana këto minuta
20′ Vangjeli humbet një top pranë zonës kundërshtare, Skënderbeu rrezikon me kundërsulm. Vetëm këndore për korçarët
13′ Elton Cale merr një top të mirë dhe hyn drejt zonës. Topi devijohet në këndore nga lojtarët e Skënderbeut që rrezikuan autogolin
10′ Goditja e dënimit nuk shkon si duhet, bardheblutë nuk përfitojnë nga rrëmuja në zonë
8′ Vangjeli lë mbrojtjen dhe “udhëton” me top drejt portës mike, goditje dënimi pranë zonës së Skënderbeut
7′ Tirana provon nga e majta e sulmit me Cale, bardheblutë pranë portës
3′ Tirana menjëherë në sulm. Një krosim nga Doka në zonë, Ngoo i rrezikshëm
1′ Nis ndeshja me topin e parë të gjuajtur nga vendasit