Rracizmi dhe diskriminimi i të gjitha formave të tij është lufta kryesore e UEFA-s, e cila synon që fenomene të tilla mos të ekzistojnë në sport. Klubi bardheblu i kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana, sëfundmi është bërë pjesë e një prej lëvizjeve kundër diskriminimit në sport dhe jo vetëm. Klubi i
Tiranës me një postim në rrjetin social njofton se është bërë pjesë e organizatës “Farenet” e cila mbështetet nga UEFA, si dhe ka zhvilluar një seancë stërvitore ndryshe me disa fëmijë të Komunitetit Rom në Tiranë.
” Në kuadër të lëvizjes kundër diskriminimit dhe pabarazisë në sport dhe jo vetëm, KF Tirana i bashkohet organizatës “Farenet” në nismën e tyre të mbështetur nga UEFA.
Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e KF Tirana, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, organizuan një seancë stërvitore në ambjentet e kompleksit “Skënder Halili” me disa nga fëmijët e Komunitetit Rom”, njofton Klubi i Tiranës.