Taulant Seferi është një nga lojtarët e talentuar të Kombëtares shqiptare.Mesfushori nga Kumanova është pjesë e Young Boys në Zvicër, por këtë sezon është huazuar te Xamax për të pasur më shumë minuta.
Superliga zvicerane është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19 e lojtarët vazhdojnë të stërviten më nëyrë individuale. Federata ka bërë më dije që sezoni të mbyllet në fushë, ndërsa klubet presin datën për të nisur stërvitjet.
Seferi po vijon me interesitet të lartë përgatitjet e kjo shihet në postimet që lojtari bën në rrjetet sociale. Këtë herë 23-vjeçari ka zgjedhur të stërvitet në pyll për të qenë në formë kur të rinisi sezoni.