Lucas Cardozo u largua në formë huazimi te Drita gjatë merkatos së verës. Aventura e sulmuesit brazilian te skuadra kosovare zgjati shumë pak, pasi lojtari vendosi të largohej.
Cardozo është ende në pronësi të Partizanit dhe pritet të rikthehet sërish në klub gjatë muajit janar. Sulmuesi vijon përgatitjet individuale në Brazil për të qenë gati për kampionët e Superligës.
Nuk dihet nëse braziliani do të preferohet nga klubi dhe trajneri I ri që do të mbërrijë apo do të huazohet sërish pasi Partizani nuk ka njoftuar ende se çfarë do të ndodhë me futbollistin.
Është vetë lojtari që në faqen e tij zyrtare në Instagram ka shpërndarë disa video nga përgatitjet e tij individuale në Brazili ku po punon për të mos humbur formën e tij.