Tirana ia doli të përmbysë Kukësin në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Në një stadium të zjarrtë, bardheblutë e drejtuar nga Emmanuel Egbo zhvlerësuan autogolin e Vangjelit, duke marrë tri pikë të vlefshme për dy minuta.
Golat në minutat e 85 dhe 88 kthyen Tiranën në vendin e parë, me dy pikë më shumë se kuksianët.Festa legjitime në dhomat e zhveshjes për bardheblutë pas takimit, që kthyen “përmbys” zhveshtoret. Fanella të hedhura në ajër, përqafime e puthje mes futbollistëve, për vendin e parë në renditje. Nën ritmin e “Tirona” të Mato Lale, bardheblutë u dëfryen në dhomat e zhveshjes, pas asaj fitoreje dramatike.