Sportistët shqiptar vazhdojnë të garojnë në “Lojërat Mesdhetare të Plazhit” të cilat po zhvillohen në Patras. Bëhet fjalë për disiplina të ndryshme sporti të cilat zhvillohen në plazh, si beach volley, hendboll, roëing etj.
Surpriza në këto lojëra është pikërisht sportisti shqiptar Daniel Lazaj, i cili garon në Roëing dhe ka arritur të kaloj dhe fazën gjysëm finale. Lazaj fitoi përballjen e parë ndaj sportistit spanjoll, ndërsa u mund në të dytën ndaj sportistit nga Italia, duke u dëmtuar gjatë garës. Edhe pse humbi përballjen Lazaj arriti të kualifikohej në gjysëmfinale përshkak të kohës së tij të mirë.
Në garën e sotme të gjysëmfinales Daniel Lazaj ishte kundër kroatit Igor Boraska, ndeshje të cilën arriti të fitonte edhe pse vazhdonte të ishte i dëmtuar. Sportisti shqiptar ka arritur të marri rezultatin pozitiv në ditën e ditëlindjes së vet.