Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Sassuolo – Inter. Zikaltërit po fitojnë me shifrat 1-2, me golat e shënuar nga Lautaro Martinez, dhe Romelu Lukaku 2 herë. Kurse për vendasit ka barazuar përkohësisht Berardi.
Sfida ka qenë tejet e bukur dhe me ritëm, ndërsa janë shënuar edhe 2 gola të tjerë, por të anulluar nga arbitri, njëri për faull e tjetri për pozicion jashtë loje, për Interin dhe Sasusuolon. Të shohim si do të shkojë pjesa e dytë e kësaj sfide.