Skënderbeu 1-1 Partizani
Takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, i vlefeshëm për Kategorinë Superiore u mbyll 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve. Në minutën e 51-të, të kuqtë pretendojnë për penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara dhe VAR e akordon. Junior e merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. Menjëherë, sapo rinis loja, Hoxha bën një gafë dhe mundësinë e shfrytëzon më së miri Berisha, i cili realizon në të 57-tën. Kështu, të besuarit e Memellit kanë 1 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.
Kategoria Superiore
Korçë
Arbitrat: Florjan Lata, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi
VAR: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo
Formacionet zyrtare:
SKËNDERBEU – Rexhepi; Bajrami, Zhan Viktor, Sadriu, Vangjeli; Vrapi, Meksi, Mensah, Vitija; Berisha, Mara Trajner: Migen Memelli
PARTIZANI – Alban Hoxha; Musta, Gligorov, Belica, Damçevski, Marku; Murataj, Kaçe, Lukas Kardozo; Cara, Zhunior Trajner: Ilir Daja
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
80- Mala preferon një gjuajte nga distanca. Gjithsesi, asnjë kërcënim për porten korçare.
78- Mbetet i dëmtuar Rexhepi. Jemi në minutat e fundit.
57- GOLL. Skënderbeu barazon me Berisha, pas një gafe të portierit të Partizanit.
54- GOL…Junior realizon nga penalltia. Partizani në avantazh.
51- VAR akordon penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara. Ka qënë arbitri Lata që ka shkuar vetë ta shikojë
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
40- Junior provon me të djathtën.Mbetemi 0-0.
37- Ndërhyrje e gabuar e Junior.
25- Mensah kishte shansin të realizonte, por nuk kordinohet mirë.
11- Mundësi e mirë për të kuqtë, por Rexhepi pret gjuajten e Mustës.
10-Insiston Partizani në këtë fillim loje.
07- Murataj gjuan me kokë, por topi shkon shumë larg portës.
05- Probleme për Mensah, pasi merr një goditje nga Damçevski.
04- Pozicion i parregullt. Topi i takon Partizanit.
1- Nis ndeshja me 1 minutë heshtje në nderim të ish-mjekut të Kombëtares, Ylli Mihali.