Nations League/ FT Itali 1 – 2 Spanjë (Pellegrini 82′ / F. Torres 17′, 45+2′)
Spanja ka mposhtur 1-2 Italinë në San Siro për gjysmëfinalen e parë të Nations League. Miqtë janë treguar më të saktë edhe pse Italia ka bërë një nisje perfekte të sfidës. Ferran Torres dy herë në pjesën e parë ka qenë deçiziv me golat e tij, ndërsa pjesa e dytë ka qenë disi më e vakët.
Do duhej një gol i Pellegrinit tetë minuta nga fundi, që minutat e mbetura të prodhonin emocione. Megjithë insistimin e Italisë, skuadra e Mancinit nuk ia del të shkojë në finalen e Nations League, duke humbur një takim pas 37 ndeshjeve, teksa Spanja prish rekordin e Azzurrëve. Hakmarrje e Enrique ndaj kampionëve të Europës, pas eleminimit me penallti nga Euro 2020.
Spanja pret ndeshjen e nesërme mes Belgjikës dhe Francës që luhet në Torino, për të mësuar finalisten e së dielës.
VIDEO:
90+6′ Mbyllet 1-2 sfida. Spanja në finale.
90′ Pesë minuta shtesë.
83′ GOOL! Pellegrini rihap ndeshjen. Chiesa rrëmben një top nga mesi i fushës dhe asiston për lojtarin e Romës. Kundërsulm “vrasës” i vendasve.
46′ Nis pjesa e dytë, Chiellini në fushë.
45+2′ GOOL! Sërish Torres gjen golin e dytë te Spanja. Italia shokohet në fund, mbyllet pjesa e parë.
41′ Bonucci merr kartonin e dytë të verdhë, Italia me 10 lojtarë.
35′ Insigne s’u beson syve, gabon përballë portierit Simon.
34′ Shtyllë nga Bernardeschi.
30′ Bonucci merr karton të verdhë.
18′ Gafë e pabesueshme e Donnarumma, Bonucci shpëton portën e Italisë.
17′ GOOL! F. Torres kalon në epërsi Spanjën pas një vendosje jo të mirë nga Bastoni në mbrojtje. Spanja dominon minutat e para të sfidës.
5′ Chiesa provon nga jashtë zone, Simon pret bukur.
Formacionet zyrtare:
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Verratti, Jorginho, Insigne, Emerson, Chiesa, Barella, Bonucci, Bernardeschi, Bastoni Trajner: Roberto Mancini
Spanja: Unai Simon, Azpilicueta, Pau Torres, Busquets, Koke, Gavi, F. Torres, Alonso, Laporte, Oyarzabal, Sarabia Trajner: Luis Enrique