Teuta do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampion ndaj Kukësit. Durrsakët përballen sërish me verilindorët, por këtë herë në kampionat. Trajneri Edi Martini foli sot në konferencën për shtyp, ndërsa e ka bërë lëmsh pasi pyetjen për sfidën e radhës ndaj Kukësit e ka ngatërruar me Skënderbeun.
“Jam I kënaqur jo vetëm me rezultatet, por edhe me lojën që kemi zhvilluar ndaj Skënderbeut. Nuk vumë në disktutim për asnjë për moment fitore ndaj një Skënderbeu që ka një skuadër dhe një trajner mjaft të mirë”.
Gjendja e skuadrës? “Gjendja e skuadrës është e mirë përveç Kallakut që nuk është stërvitur këto ditë me skuadrën e shpresoj të stërvitet sot, ndërsa pjesa tjetër është në gjendje shumë të mirë. Besoj se edhe Kallaku do të jetë pjesë e ekipit nesër sepse dëmtimi është larguar fare. Shpresoj që të arrijmë një rezultat pozitiv.
Kukësi? “Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne kemi treguar që ndaj skuadrave të mëdha kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi gabuar me skuadrat si Flamurtari dhe Luftëtari. E kam thënë që Skënderbeu është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri dhe si atyre dhe ne na duhen pikë e do të jetë një ndeshje e bukur”.
Ana fizike? “E kam thënë edhe më përpara që kemi 4 lojtarë që kanë ardhur në ditët e fundit për stërvitje. Në skuadër kemi një frymë të mirë dhe lojtarët me eskperiencë bashkë me ata të rinjtë janë shkrirë e kanë bërë një grup fantastik”.
Pikët e lëna? “Ndeshjet janë të forta pasi kemi lënë pikë me skuadrat e dobëta, por nëse nuk do të kishim humbur këto pikë nuk do të kishim fituar ndaj Partizanit apo edhe Tiranës e kështu kemi kompesuar pikët e lënë me skuadrat e mëdha.
Më dhëmbin pikët e lëna dhe tani më dhembin akoma. Njohja e imja me skuadrën ka bërë që ta shikojnë skuadrën në sy. Karakteri që kemi në stërvitje ka bërë që të duket edhe në ndeshje. Ne do të mundohemi të paraqitemi mirë në Kupë dhe grupi është I reduktuar e kemi 14 lojtarë në dispozicion. Do të luftojnë nga ndeshja në tjetrën dhe do të bëjmë maksimumin deri në fund”.
Më poshtë minuta 1:36