Në Turqi është ndërprerë ndeshje mes Goztepe dhe Altay. Në derbin turk nuk flitej më për futboll, pasi skena të dhunshme janë parë në fushën e lojës, jo mes lojtarëve por nga fitoxzët që kanë sulmuar futbollistët e Altay.
Ndeshja u ndërpre kur një tifoz, hyri në fushën e lojës dhe pasi prishi flamurin e këndit ka vrapuar drejt portierit të skuadrës mike. Ozan Evrim Ozenc u godit nga tifozi me shkopin e flamurit të këndit, duke i gjakosur në kokë. Portieri u godit dy herë njëra pas tjetrës dhe më pas u rrëzua në tokë, duke kërkuar menjëherë edhe ndihmën e mjekëve, ndërsa raportohet se është dërguar me urgjencë në spital.
Goztepe vs Altay in Turkey was interrupted after a fan attacked the Altay goalkeeper with the corner flag… pic.twitter.com/ylfsSKmrxM
— SPORTbible (@sportbible) November 27, 2022