Ditën e sotme në sfidën e basktebollit për meshkuj Teuta-Tirana ka patur një incident të rëndë midis basketbollistit të Tiranës Daliu dhe një prej arbitrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes Daliu i afrohet gjyqtarit anësor duke u konfliktuar me fjalë në fillim dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Është dashur ndërhyrja e basketbollistëve të tjerë për të shuar sherrin midis tyre. Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasje fizike.
Ndërsa pas sherrit të ndodhur sfida vazhdoi normalisht, ku Teuta triumfoi ndaj bardhebluve me rezultatin 96-86.