Dinamo ka zhvilluar sot përgatitjet e fundit në kuadër të përgatitjeve për javën e 17 të Kategorisë së Parë. Të besuarit e trajnerit Fabrizzio Cammarata kanë zbritur në fushë, teksa i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Kastriotin. Përqëndrimi është totalisht vetëm te ndeshja, duke lënë pas situatën kaotike të ditëve të fundit.
Te Dinamo ka paqartësi për të ardhmen, me klubin që nuk ka kaluar ende formalisht në duart e administratorëve të rinj italianë. Për këtë situatë, por edhe për të mbështetur “Blutë” për ndeshjen delikate ndaj lezhianëve, një përfaqësi e tifozëve ka takuar ekipin duke kërkuar vëmendje për të dalë nga situata e vendit të fundit.