Presidenti Ilir Meta ndodhet në Sarajevë pasi ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP).
Pas takimeve me krerët e shteteve të vendeve të Europës Juglindore dhe me kryetaren e parë shqiptare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal me seli në Sarajevë, Majlinda Bregun, Meta nuk ka hezituar t’i bashkohet edhe tifozëve të Celtic Glasgoë FC në rrugët e Sarajevës, teksa këto të fundit kanë ardhur të mbështesin skuadrën e tyre në transfertë ndaj Sarajevës për ndeshjen e turit të parë kualifikues në Champions League.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta ka publikuar një video ku shihet në momente festimi me tifozët e Celtic përpara ndeshjes së turit të parë kualifikues në Champions League të skocezëve në transfertë me klubin e Sarajevës.
Meta nuk ka harruar pa përmendur edhe ish futbollistin e njohur të Kombëtares dhe të Celtic Glasgoë, Rudi Vatën gjatë qëndrimit me tifozët skocez.
Postimi i plotë:
Kur festa të rrëmben!
Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League.
Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic