Sindrit Guri shënon dhe golin e dytë persona në ndeshjen e sotme. Në minutën e 87-të të ndeshjes, sulmuesi shkodran brenda zonës godet duke dërguar topin në rrjetë. Ostende merr fitoren e dytë për këtë sezon ndaj Cercle Bruge.
Sindrit Guri e ka nisur me gol sezonin e ri te Ostende. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar si titullar në ndeshjen e dytë të kampionatit belg ndaj Cercle Bruge. Në minutën e 32-të Guri barazoi ndeshjen pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh që në minutën e 7-të.
Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e vendasve pasi Saadi shënoi autogol. Kjo ishte ndeshja e parë për Gurin këtë sezon pasi në takimin e parë për kampionat ishte i dëmtuar.