Lajme të këqija për Monacon dhe futbollistin Gelson Martinez. Sulmuesi portugez u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së kaluar ndaj Nimes për shkak se shtyti me duar gjyqtarin e ndeshjes për një karton të kuq që nxorri ndaj shokut të skuadrës Bakayoko.
Arbitri në atë moment ndëshkoi edhe portugezin me karton të kuq, ndërsa ditën e sotme Disiplina në Francë ka marrë një vendim për ndëshkimin e tij me një kohë pa afat. Nga ajo që bëhet e ditur lojtari pritet të marrë një dënim prej 6 muajsh për veprimin e tij ndaj kryesorit të ndeshjes. Një vendim që nuk është parë shumë në futboll, por siç duket shtyrja e gjyqtarit i ka kushtuar shumë Gelson Martinez.