Enriko Papa është mes lojtarëve më të mirë për javën e tretë në kampionatin rumun. Mesfushori shqiptar i dhuroi tri pikë të arta Botosanit në përballjen kundër Universitae Craiova në transfertë, duke shënuar golin e fitores me roveshatë.
Forma e mirë e ish-futbollistit të Tiranës dhe Teutës, ka bërë që liga rumune ta përzgjedhë mes më të mirëve. Në Rumani luan edhe Idi Batha me UTA Arad, me gjirokastritin që ishte në fushë për 90 minuta në barazimin që ekipi I tij mori në shtëpi kundër Steaua së Bukureshtit, teksa këta të fundit shënuan në limitet e ndeshjes. Batha ka bërë një paraqitje të mirë, duke treguar vlerat edhe në aventurën e parë larg Superligës.