Ka qenë një ditë mjaft e mirë për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Endri Çekici shënoi gol me Olimpia Lubjanën, Uzuni dhuroi asist me Ferencvaros, Grezda shënoi ndaj Dinamo Zagrebit, si dhe Sherif Kallaku dhuron asist me Lokomotivën e Zagrebit.
Ish-lojtari I Teutës e nisi ndeshjen ndaj Varazdin si titullar në javën e 3-të të kampionatit kroat dhe ishte protagonist në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori. Në minutën e 49-të Kallaku krosoi në zonë për shokun e skuadrës Budimir që e dërgoi në rrjetë falë edhe devijimit të futbollistit kundërshtarë, Rodin. Në fushë për Lokomotivën e Zagrebit u rikthyen Çokaj dhe Mersinaj.