Shqipëri 0 – 1 Lituani (Kazlauskas 54′)
NDESHJA/ Është mbyllur Shqipëri 0-1 Lituani. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa kuqezinjtë e Edi Rejas kanë dhuruar një paraqitje për t’u harruar. Pjesa e parë nuk ka dhuruar asgjë për kuqezinjtë tanë, që edhe në pjesën e dytë nuk kanë reaguar.
Ka qenë minuta e 54, atëherë kur Kazlauskaz do na ndëshkonte pas një gafe të Gjasulës dhe një pasigurie të Hysaj për të larguar një top që dukej I arritshëm. Si të mos mjaftonte, Lituania ka bërë një lojë të mirë, duke rrezikuar të na shënonte edhe të dytin. Miqtë fitojnë pas 4 vitesh një ndeshje zyrtare, e fundit e fituar në 2016.
Liga e Kombeve – Liga C – Grupi 4 – 20:45
Stadiumi: Air Albania, Tiranë
Arbitër: Serhiy Boiko (UKR)
Formacionet zyrtare:
Shqipëria 3-5-2 : Strakosha, Hysaj, Djimshiti, Dermaku, Mihaj, Laçi, Gjasula, Abrashi, Sadiku, Manaj, Trashi Trajner: Edi Reja
Lituania: Szedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainia, Mikolunas, Dapkus, Simkus, Lascikas, Vorobjovas, Kazlauskas, Laukzemia Trajner: Valdas Urbonas
Komenti minutë pas minute:
90+4′ Mbyllet 0-0 ndeshja
90′ Katër minuta shtesë
86′ Lojtari lituanez bën lëmsh mbrojtjen tonë, Hysaj del me të kuqe pas dy të verdhëve. Kuqezinjtë shpëtojnë nga goli i dytë
74′ Odise Roshi i pafat, i bën vend Brojës në sulm
66′ Rei Manaj tenton nga goditja e dënimit, mrekulli në pritje nga Szedkauskas
60′ Trashi dhe Gjasula dalin nga loja, Roshi dhe Uzuni në fushë
59′ Sadiku tenton nga jashtë zone me të majtën, topi përfundon jashtë
54′ Shqipëria ndëshkohet nga Kazlauskas pas gabimeve dhe gafave nga lojtarët tanë.
46′ Rinis ndeshja në “Air Albania”, asnjë zëvendësim
45+3 Mbyllet 0-0 pjesa e parë, asnjë goditje në portë nga tanët
45+2 Hysaj dhe Kazlauskas ndëshkohen me karton të verdhë
45′ Tre minuta shtesë
38′ Strakosha devijon në këndore një top që mund të na ndëshkonte
34′ Sadiku provon në mënyrë individuale, sfera shkon mbi traun e portës së Lituanisë
33′ Trashi tenton nga jashtë zone, devijojnë mbrojtësit miq
25′ Ndeshje në mesfushë, kuqezinjtë zotërojnë topin
10′ Mosvëmendje në prapavijë, Strakosha prek lehtë me gishta dhe shpëton portën shqiptare
9′ Këndore për kuqezinjtë, nuk përfitojmë në rastin e parë
4′ Miqtë mbajnë topin këto minuta të para, asnjë kërcënim për portën tonë
1′ Nis në “Air Albania” ndeshja mes Shqipërisë dhe Lituanisë me topin e shkelmuar nga tanët