Tashmë duket se është vetëm çështje ditësh. “Arena Kombëtare” është thuajse gati për të pritur ndeshjen e parë të Shqipërisë. Së fundmi, “Procesi Sportiv” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku duket se po testohet audio dhe në të njëjtën kohë pamja e stadiumit është fantastike.
Ndeshja e parë do të jetë ajo ndaj Francës më 17 nëntor, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Përveç spektaklit që prietet tek skuadrat në fushën e lojës, spektakël pritet të ketë edhe në tribuna, pasi impianti do të jetë i tejmbushur, e kjo do të jetë edhe sfida e inagurimit. “Arena Kombëtare” është stadiumi më modern që po ndërtohet në Shqipëri.