Tirana ka ngritur trofeun e 26 kampion në Superligën e futbollit shqiptar. Bardheblutë dominuan sezonin 2021-22 në elitën e vendit, duke e mbyllur pas 36 javëve në vendin e parë me 73 pikë.
Bardheblutë e Orges Shehit kanë ngritur trofeun në “Selman Stërmasi”, me tifozët që kanë pushtuar fushën pasi trofeu u ngrit nga kapiteni Hoxhallari, që luajti ndeshjen e fundit pas largimit në Rumani te UTA Arad.
Me bluzë të bardhë dhe 26 të shkruar në të, lojtarët e Tiranës dhe tifozët kanë festuar në fushë. Sot në javën e fundit të sezonit, Tirana humbi 2-3 me Kukësin.