Atalanta arriti të kualifikohej mbrëjen e djeshme në turin tjetër të Champions League. Skuadra ku aktivizohet e Berat Gjitmshiti fitoi pastër 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk dhe arritën të kalonin në fazën e 1/16.
Atalanta shkruajti historinë dhe festa në dhomat e zhveshjes si dhe në qytet ishte e madhe. Shumë tifozë kishin dal në rrugë për të pritur “heronjtë” e tyre.
Festa e skuadrës zikaltër në dhomat e zhveshjes është publikuar nga faqa zyrtare e UEFA Champions League, por edhe vetë klubit të Atalantës. Brohoritje, kërcime dhe festë nga lojtarët dhe stafit teknik brenda dhomave të zhveshjes, një festë legjitime pasi një klub I vogël si Atalanta, kualifikohet për herë të parë në Champions e më pas kalon edhe fazën e grupeve.