Shkëndija është mundur ditën e sotme me rezultatin 0-1 kundër Shkupit, ndeshje e prapambetur e javës së tretë në Maqedoni. Pas humbjes me Vardarin kuqezinjtë kanë pësuar disfatën e radhës, duke u zhytur në këtë mënyrë në krizë totale. Ky takim nuk ishte në nivelin e pritur, pasi edhe tifozëritë në shkallët e stadiumit, si Ballistët dhe Shvercerat nuk kishin ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre.
Adem në minutën e 75-të arriti të shënonte golin e fitores duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij.