Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar në Plzen, për të luajtur sfidën e rëndëishme për eleminatoret e EURO 2020 ndaj Çekisë sot në orën 20:45.
Teksa tifozët dardanë kanë “pushtuar” qytetin, ekipi i Kosovës i është dashur të përballen me një ndodhi aspak të mirë.
Pranë hotelit ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës, janë shfaqur rreth 30 tifozë serbë, të cilët kanë provokuar me thirrjet e tyre “Serbi Serbi”. Megjithatë fal ndërhyrjes së policisë, situata ka kaluar pa incidente edhe pse aty pranë ka patur tifozë kosovarë.