Atalanta do të presë në orën 21:00, Real Madrid në sfidën e 1/8 të Champions League. Një ndeshje tepër e rëndësishme për skuadrën zikaltër që do të ketë përballë yjet madrilen dhe kërkojnë të përfitojnë duke parë mungesat e mëdha që Reali ka.
Rreth 2 orë para ndeshjes, tifozët e Atalantës janë mbledhur të shumtë në numër para stadiumit për të pritur skuadrën dhe për t’I karikuar për një ndeshje kaq delikate. Tifozët nuk pyesin për rregullat e Covid-19 dhe vazhdojnë me koret mbështetesë për skuadrën.