Sevilla fiton derbin kundër Betisit me rezultatin 2-1 dhe ndan me pikë të barabarta me Realin e Madridit, kreun e klasifikimit në La Liga, me nga 52 pikë secila.
Një fitore e cila shijon dyfish për Sevillan, duke ditur rivalitetin e madh që ka me Betisin, pasi përballje mes tyre është derbi më “i egër” në Spanjë.
Ky sukses i ka shërbyer bardhekuqve të hedhin një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në La Liga, madje duke lënë pas në renditje dhe Barçën.
https://www.youtube.com/watch?v=NM4LmoogIWE