Në Spanjë është luajtur ndeshja e javës së 36 të kampionatit midis Sevillas dhe Leganes. Takimi ka përfunduar me rezultatin 0-3 për miqtë, të cilët tashmë renditen në kuotën e 45 pikëve në vendin e 9-të.
Sevilla ka bërë ndoshta më të keqe të sezonit, ku duhet ta kishte fituar me patjetër këtë takim, por tashmë ka mbetur në kuotën e 55 pikëve në vendin e 5-të, por aq sa Getafe e vendit të 4, por që ka statistika më të mirë.
Nëse skuadra e vogël nga Madridi në ndeshjen e radhës fiton ndaj Gironas në shtëpi, atëherë shkon 58 pikë dhe hedh një hap drejt Champions League.