Barcelona vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat. Përballë do jetë Eibar ditën e shtunë ndërkohë që atmosfera duket pozitive. Siç duket nga video, trajner Setien ka preferuar të bëhet edhe ai pjesë e stërvitjes duke tentuar t’u rrëmbejë topin lojtarëve. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, me Arthur që i kalon topin mes këmbëve të atij.
Kjo ka shkaktuar të qeshura në seancën stërvitore. Barcelona lufton në shumë kampe, ku vlen të përmendim edhe Uefa Champions League. Në kampionat gjithçka do diskutohet deri në ndeshjen e fundit, me Real Madridrin që mbetet rivali kryesor.